Ndalohen dy persona për sulmin ndaj Mehanit, Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistim


E enjte, 14 Maj 2026
Ndalohen dy persona për sulmin ndaj Mehanit, Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se Sami Lushtaku është ftuar për intervistë në cilësinë e të dyshuarit për sulmin ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit.
Sipas Prokurorisë, Lushtaku dhe një tjerët i dyshuar K.H nuk i janë përgjigjur ftesës.

Ndërsa, dy të dyshuarit tjerë E.L dhe B.N pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Dy të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Bëhet e ditur se për këtë rast janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë.

Sot gjatë ditës Mehani është sulmuar në një lokal në Skenderaj, siç ka thënë ai nga Sami Lushtaku.

Poashtu është sulmuar edhe sekretari i degës së LVV-së në këtë komunë Bahri Zbaeli.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku pas rastit ka thënë se “qytetarët nuk i tolerojnë etiketimet ‘Sami Serbia’, prandaj kanë reaguar”.

Lëvizja Vetëvendosje duke dënuar këtë sulm të cilin e ka quajtur banditesk ka kërkuar nga organet e rendit që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të merren masa ndaj përgjegjësve.

Rasti është dënuar edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit