Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë


E enjte, 14 Maj 2026
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi sot se forcat ruse kanë marrë kontrollin e vendbanimit Mykolayivka në rajonin e Donetskut në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se operacioni u krye nga grupi jugor i forcave.

Përveç kësaj, forcat ajrore ruse kryen sulme duke përdorur sisteme raketash hipersonike “Kinzhal” kundër objekteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase dhe aeroporteve ushtarake, tha ajo.

“Trupat ruse goditën gjithashtu vendet e montimit, magazinimit dhe lëshimit të mjeteve ajrore pa pilot të forcave të armatosura ukrainase gjatë 24 orëve të fundit”, deklaroi ajo.

Sipas deklaratës sulmet ajrore ukrainase u zmbrapsën dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një predhë HIMARS dhe 390 dronë me krahë të fiksuar gjatë së njëjtës periudhë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në Telegram se Rusia kreu një nga sulmet e saj më të mëdha ajrore gjatë natës, duke përdorur raketa dhe afërsisht 1.560 dronë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit