Aplikimi i tarifave dimërore godet ndërmarrjet prodhuese


E hënë, 6 Shkurt 2017

Prishtinë – Tarifat e pagesës së energjisë për komunitetin e biznesit, konkretisht për sektorin prodhues, vazhdojnë të mbeten temë debati.

Aplikimi i tarifave dimërore dhe ndërprerja e herë pas hershme e energjisë, po shihen si sfida, por edhe pengesa me të cilat përballet komuniteti i biznesi.

Pikërisht për këtë çështje përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë ngritur shqetësime dhe njëherësh kanë kërkuar nga institucionet qeveritare që të kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse energjetike, që bizneset të kenë furnizim të rregullt dhe cilësor më energji elektrike.

Përfaqësues të disa kompanive prodhuese në Kosovë, tregojnë se vlerat e larta të faturave të energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit, pamundësojnë investimet në kompani.

Etiketa: ,
Të fundit