Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar


E mërkurë, 29 Korrik 2026
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht te “Qafa e Duhlës” segmenti në drejtim të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë tre vetura dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Policia e Kosovës.

“Hetuesit e njësitit të autostradës janë në vendin e ngjarjes. Rruga është e lëshuar, njëri nga shiritët ka qenë vazhdimisht i lirë për qarkullim. Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë pas pak edhe në spital për të marrë informacione”, thanë për Klankosova.tv.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit