E shtunë, 17 Qershor 2023
LEPOSAVIQ – Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të shtunë në Jarinjë një serb, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetërëve në veri të vendit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i arrestuari është Dalibor Spasiq, të cilin e ka quajtur kriminel.
“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.
Ai ka thënë se në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja.
“Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka thënë ministri Sveçla.
Etiketa: Arrestim, policia e kosove