Barcelona – Coutinho, çfarë po ndodh? (Foto)


E mërkurë, 2 Gusht 2017

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se sekretari teknik I Barcelonës, Robert Fernández së bashku me  Raul Sanllehí (drejtor i futbollit) dhe Albert Soler (drejtor i sportit profesional) kanë udhëtuar në Angli.

Qëllimi i këtij udhëtimi është që të bisedojnë edhe një herë me Liverpoolin për transferimin e yllit brazilian, Philippe Coutinho. Ky i fundit shihet si paradës i Neymarit, i cili është pran transferimit në PSG.

Barcelona i ka ofruar Liverpoolit 70  milionë euro për Coutinho (plus 10 milionë euro bonuese). Por, ekipi nga Premierliga për ish anëtarin e Interit ka kërkuar së paku 100 milionë euro.

Etiketa: , , ,