Bastisje në Kaçanik, sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro


E martë, 7 Korrik 2026
Bastisje në Kaçanik, sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, armë zjarri, municion dhe para të gatshme janë sekuestruar gjatë një kontrolli policor në Kaçanik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:40, në rrugën “Skënderbeu”, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 401.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar një armë zjarri e tipit AK-47, pesë karikatorë me 109 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 29 fishekë, si dhe 9.050 euro para të gatshme.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Sipas policisë, deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të arrestuar.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit