Ronaldo flet pas eliminimit: Euro 2016 vlen sa një Kupë Bote, nuk vendos ende për të ardhmen


E martë, 7 Korrik 2026
Ronaldo flet pas eliminimit: Euro 2016 vlen sa një Kupë Bote, nuk vendos ende për të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, duke shprehur krenarinë për kontributin e tij me kombëtaren, ndërsa la të hapur çështjen e vazhdimit të karrierës ndërkombëtare.

Kapiteni portugez kujtoi sukseset e arritura me fanellën e Portugalisë, duke veçuar triumfin në Euro 2016 si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij me përfaqësuesen.

“Do të zgjohem nesër me ndërgjegje të pastër. Kam luajtur 23 vjet për Portugalinë dhe kam fituar tre trofe. Para meje, Portugalia nuk kishte fituar asnjë”.

“Euro 2016 ishte trofeu më i rëndësishëm. Për mua, ai triumf ka të njëjtën vlerë si një Kupë Bote”.

I pyetur nëse ndeshja ndaj Spanjës ishte e fundit me Portugalinë, 41-vjeçari nuk dha një përgjigje përfundimtare, shkruan 04 Online.

“Nuk është koha për të marrë vendime. Nuk dua të vendos në emocione. Do të ketë kohë për të menduar”.

Ronaldo shprehu gjithashtu vlerësim për trajnerin Roberto Martínez, duke e falënderuar për punën e tij me kombëtaren.

“Më ka pëlqyer shumë të punoj me Roberton. Ai është një njeri dhe trajner i jashtëzakonshëm. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij ndaj Portugalisë”./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit