BE-ja e quan “plotësisht të papranueshëm” trajtimin e aktivistëve të flotës humanitare nga ministri izraelit


E enjte, 21 Maj 2026
BE-ja e quan “plotësisht të papranueshëm” trajtimin e aktivistëve të flotës humanitare nga ministri izraelit

BE-ja të mërkurën tha se trajtimi i aktivistëve të flotiljes Sumud nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir është plotësisht i papranueshëm, transmeton Anadolu.

“Trajtimi i aktivistëve të flotiljes në videon e publikuar nga ministri Ben Gvir është plotësisht i papranueshëm, siç është theksuar edhe nga kolegët e tij në qeveri”, tha zëdhënësi Anouar El Anouni në një deklaratë në platformën sociale amerikane X.

“Çdo person i ndaluar duhet të trajtohet me siguri, dinjitet dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.

El Anouni gjithashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite të “sigurojë mbrojtjen dhe trajtimin dinjitoz të këtyre aktivistëve” dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit