BE-ja financon mbylljen e shkollës publike dhe shëndrrimin e saj në shkollë kishtare


E hënë, 22 Gusht 2016

shkolla fillore kishtare loyola

Prizren – Kjo është shkolla që pasi u shëndrrua në shkollë kishtare u dogjën ndërtesat historike të arkitekturës osmane në oborrin e saj, gjithashtu të pronësuara nga kisha katolike, transmeton Prizren Post.

Shkolla tani nën drejtimin e kishes katolike mban emrin e jezuitit Loyola. T`i japim një vështrim kësaj shkolle dhe çfare fshihet pas saj.

Renovabis (Aksion i solidaritetit të katolikëve gjermanë me njerëzit në Europën e mesme dhe të jugut) që në pranverën e vitit 2003 e dërgoi atin Happel SJ në Kosovë dhe e ngarkoi me përgatitjen e një studimi për realizueshmërinë në çështjen: Mundësia e themelimit të një gjimnazi klasik në Kosovë? Në fund të qershorit 2003 u prezantuan rezultatet. Themelimi i një gjimnazi klasik në Kosovë jo vetëm që është jashtëzakonisht i dëshiruar, por edhe pse i vështirë, është edhe me plot përgjegjësi. Veçanërisht duhet përkushtim ndaj edukatës së vajzave dhe t’u hapet atyre një shans për arsim të mirë. Gjimnazi që do të themelohej, do të duhej patjetër të ishte gjimnaz me konvikt, që të mund t’u shërbente vajzave dhe djemve nga Kosova dhe shtetet përreth, thuhet në përshkrimin e kësaj shoklle dhe gjimnazi.

Në vjeshtë të vitit 2003, Renovabis me pëlqimin e Krahinës Gjermane të Jezuitëve e ngarkon atin Walter Happel për realizimin e projektit. Njëkohësisht Renovabis premton një financim madhështor shtytës sikur edhe marrjen mbi vete të një pjese të madhe të shpenzimeve të ndërtimit. Ati Happel SJ u dërgua në shtator 2003 në Kosovë, transmeton Prizren Post.

“Skolla Fillore Loyola” nuk është një shkollë si çdo shkollë tjetër, por është një shkollë profesionale katolike e rendit jezuit kristian në mesin e muslimanëve. Kumbarë të kësaj shkolle janë “laramanët” tanë komunalë, që përkthyer me gjuhë të përditshme, do të thotë: kumbarë janë kreu komunal i Prizrenit si dhe thuajse të gjithë me emra personal e emra baballarësh muslimanë.
Ta hetosh dhe konstatosh këtë gjendje nuk është e vështirë, sepse vetë emri “Loyola” ta pohon këtë.

shkolla fillore kishtare loyola prizren

Kush ishte I. Loyola dhe kush është rendi jezuit?

Emri i tij i plotë është Inigo López de Loyola apo Ignatius of Loyola (1491-1556), si fëmija më i ri i një shenjtori në malet e regjionit Bask në veri të Spanjës, në kohën e mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Izabel. Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of jesus.

Sipas burimit të mësipërm, Loyola dhe grupi i shokëve të tij të diplomuar në Universitetin e Parisit (disa pohojnë se ishin 6 shokë), të pakënaqur me rrjedhat e jetës brenda katolike, formuan rendin religjioz të cilin e quajtën Bashkësia e Jezusit (Society of Jesus) ose jezuizmi, siç e njohim gjatë historisë. Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of Jesus.

Rendi fetar i jezuizmit karakterizohet me disiplinë të madhe. Këtë disiplinë e arrinin me edukim dhe ushtrime të veçanta shpirtërore, me dëgjueshmëri të përkushtueshme ndaj më të vjetërve dhe me dëgjueshmëri absolute ndaj papës.

Më 1551 në Romë jezuitët themeluan Seminarin Romak për përgatitjen e klerikëve, kurse më 1552 themeluan Seminarin Gjerman për të luftuar kundër reformacionit. Ndikimin e tyre e shtrinë edhe te sunduesit, pastaj nëpër shkolla. (A. Gams, Biblija i drustvo Novi Sad, 1979, fq. 349; Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Zagreb, 1998, fq. 293.)

Në pamundësi të zgjerohemi edhe më tepër, do të theksojmë se rendi jezuit ka qenë rend me sjellje dhe aktivitete mjaft brutale e drastike, duke përdorë metoda të rënda ndaj jobashkëmendimatarëve. Kjo në vitin 1773 papa Klementi IV, me kërkesë të shumë sunduesve europianë, e çregjistroi rendin jezuit për shkak të pakënaqësisë së madhe që kishte shkaktuar ky rend edhe në vendet katolike, e lëre në vendet tjera. Por, punën e këtij rendi e ripërtëriu papa Pio VII në vitin 1801. (Andrija Gams, fq. 350). M. Vujaklija pohon se Pio VII-të e rikonfirmoi rendin jezusit edhe në vitin 1814. Sipas të dhënave historike, jezuitët përbëjnë rendin më të madh religjioz në Kishën romako-katolike.

Ky rend kishtar katolik gjatë historisë ishte aktiv edhe në tokat shqiptare, e sidomos nga mesi i shekullit XIX dhe në përfundim të sundimit të shtetit Osman. Në shikim të parë dhe nga vetë shkencëtarët katolikë, veprimtaria e tyre është vlerësuar si produktive, arsimdashëse, kulturore e atdhetare, edhe pse nga disa studiues dhe bashkëkohës të tyre veprimtaria e disa veprimtarëve jezuitë, kryesisht italianë dhe perëndimorë është karakterizuar si antiatdhetare dhe sllavofile. (Zef Mirdita, op. cit., fq. 67, 202-203, 243, 295 dhe 306-314).

Me sllavofilinë e këtij rendi korrespondon edhe fjala e shefit të zyrës gjermane me rastin e hapjes së gjimnazit: “…duajeni njëri-tjetrin, bëhuni solidarë dhe mos e kujtoni të kaluarën, por orientohuni nga ardhmëria e Kosovës”, duke aluduar që të harrojmë gjenocidin serbo-sllav, dhunimet e tyre, prishjen e 218 xhamive në Kosovë, e të përqafojmë mësimet antikombëtare të Ignacio Lojolës dhe jezuizmit.

Për ta parë fytyrën e vërtetë të jezuizmit do ta theksojmë edhe një prove tjetër:
Ky rend kishtar katolik, është një lloj vazhdimësie e françeskanëve dhe dominikanëve, me synime të qarta edhe në rrafshin fetar por edhe në atë nacional e tradicional.

Këtë e argumenton edhe nëse i bëjmë një lexim Betimit të jezuitëve:

“Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet që më lidhin me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t’i nënshtrohem ose shërbej. I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime është në sferë tjetër. Betohem se do t’ia shpalojë kryeshefit tim të gjithë atë që bëj, mendoj, lexoj, mësoj dhe shikoj rreth vetes.”
(N. M. Nikollov, Komploti botëror, Tetovë, 2003, fq. 47).

Edukimi në këto shkolla bëhet sipas këtyre parimeve. Lexojeni edhe njëherë betimin dhe vlerësoni ku qëndron interesi kombëtar i shqiptarëve në këtë shkollë, në këtë sekt katolik kristian dhe në angazhimin me mish e shpirt të pushtetarëve tanë që më shumë u ngjajnë roleve nga filmi “Planeti i majmunëve” se sa nga jeta reale, duke u paraqitur “më katolikë se Papa”./Prizren Post/

Të fundit