BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën


E martë, 13 Dhjetor 2022

BRUKSEL – Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se ministrat që janë përgjegjës për çështje evropiane, gjatë takimit, që ende po vazhdon, veçse kanë miratuar konkluzionet ku thuhet se Bosnjë e Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”.

Ky vendim i ministrave do të konfirmohet nga krerët e qeverive anëtare të BE-së gjatë samitit që do të mbahet të enjten, më 15 dhjetor.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli i BE-së thekson urgjencën që shteti të ecë përpara në rrugën drejt BE-së, veçanërisht përmes përmbushjes të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së, që janë identifikuar në opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në BE, të miratuar në Këshill më 2019”, u tha në dokumentin e konkluzioneve, në të cilin ka pasur qasje më herët REL.

Etiketa: ,
Të fundit