Berisha dhe Shaptahu në pesëshen e parë të BIBL


E premte, 2 Maj 2014

Basketbollisti më i mirë i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha dhe ai Pejës, Samir Shaptahu, janë gjendur në pesëshen e parë të Ligës Ballkanike për këtë edicion, të shpallur nga “Eurobasket.com”. Një tjetër basketbollist kosovar që është shquar me paraqitjet e tij është Blerim Mazreku, i cili gjendet në pesëshen e dytë.

“Dardan Berisha është zgjedhur lojtari më i mirë në pozitën e tij si dhe është zgjedhur në pesëshen e parë të kësaj lige. Blerim Mazreku është zgjedhur në pesëshen e dytë të BIBL-së”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës të postuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Ndërkaq, Shaptahoviq më herët është shpallur edhe asistuesi më i mirë i Ligës Ballkanike. Sigal Prishtina edcionin e saj të parë në BIBL e përfundoi në pozitën e katërt, ndërsa Peja u rendit e shtata dhe për pak nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në ‘play-off’.

Etiketa: , ,
Të fundit