Berisha sulmon Bashën: Ka përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve


E mërkurë, 14 Tetor 2015

Tiranë – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, se kreu i Partisë Demokratike mban përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet.

I pyetur për analizën e humbjes së Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se ajo është e nevojshme edhe pse po kryhet me vonesë, ndërsa theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk ishte një mënyrë e zgjuar për të vepruar.

“Kjo është një faturë. Mirë apo keq është kryetari ai i cili mban përgjegjësinë, por zgjedhjet nuk u bënë në një mjedis të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Berisha.

Më tutje ai flet edhe për debatet që kanë qenë të shpeshta mes grupit të demokratëve, duke nënvizuar se ka një tendencë për të patur debat në PD. Megjithatë, për Berishën asnjë demokrat nuk duhet të sulmojë një tjetër. Sulmi është një gjë ndryshe nga kritika, thotë ish-kreu i demokratëve.

Duke justifikuar zërat brenda PD-së të cilat jo pak herë kanë shprehur kritika mbi mënyrën e drejtimit të partisë nga Basha, Berisha thotë se “të drejtosh opozitën është më e vështirë se sa të drejtosh qeverinë, pasi presionet mbi të janë të mëdha”.

Të fundit