Boksieri llapjan fiton duelin përball serbit


E hënë, 11 Maj 2015

Boksieri Agim Abdullahu, nga fshati Bradash i Podujevës, e ka rrahur keq boksiern serb, Kristijan Goluboviq, duke e fituar kështu duelin në kuadët të organizimit “Gladiator Fight Night” të mbajtur në Vjenë”.

Abdullahu takimin e fitoi në sekondat e para të luftimit, pasi gjyqtari ndërhyri për ta ndërprerë ndeshjen, në mometin kur koka e Goluboviqit ishte zënë keq.

Golubovië nuk ka qenë i kënaqur me këtë vendim, pasi tha se gjyqtari e ka ndërprerë takimin në kohën kur ai ishte duke u mbrojtur.

Ai po ashtu është ankuar se pas ndeshjes Agim Abdullahu ia ka valëvitur para tij flamurin kombëtar shqiptar si dhe flamurin e Kosovës.

Etiketa: ,
Të fundit