Britania sot nis procedurën për daljen nga BE-ja


E mërkurë, 29 Mars 2017

Londër – Britania e Madhe sot do të fillojë zyrtarisht procedurën e daljes nga Bashkimi Evropian, me çka do t’i jap fund anëtarësimit 44 vjeçar të këtij vendi në unionin e vendeve evropiane, raporton Anadolu Agency.

Largimi nga BE-ja, ose siç njihet Brexit, për të cilin britanikët votuan në një referendum të mbajtur në qershor të vitit të kaluar.

Kryeministrja britanike Theresa May sot pasdite në një fjalim në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik duhet të shpallë aktivizimin e nenit 50 të Traktatit mbi themelimin e BE-së, i cili rregullon daljen e vendit nga anëtarësia e saj, me të cilën do të nisë procedura dy-vjeçare e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Në të njëjtën kohë, i dërguari i Britanisë në BE, Tim Barrow do të dorëzojë letrën të cilën May ia ka dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk.

Zyra e kryeministres britanike ka njoftuar anëtarët e parlamentit se Britania është nisur në “udhëtimin e rëndësishëm” dhe se duhet të mbetet e bashkuar në mënyrë që të mbetet “Britania globale”.

Britania e Madhe dhe BE-ja kanë mandat prej dy vitesh të shlyejnë detyrimet.

Etiketa: , ,
Të fundit