E martë, 8 Tetor 2013
TIRANË, 8 tetor – E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa bashkëpunimi rajonal përshpejton integrimin në strukturat evropiane.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin e jashtëm të Lituanisë dhe atë të Rumanisë të cilët po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Të dy ministrat thanë se Shqipëria ka arritur progres dhe shprehën bindjen e tyre se statusi kandidat është i arritshëm brenda këtij viti. “Bashkëpunimi rajonal e ndihmon dhe përshpejton integrimin në BE. Patëm një diskutim të hapur dhe i falënderoj të dy homologët për ndihmën që i japin Shqipërisë.” deklaroi Bushati.
Etiketa: Bashkimi Europian, Ditmir Bushati, Shqipëria