Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë


E martë, 12 Maj 2026
Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka kujtuar heroin e kombit Agron Rrahmanin në 27-vjetorin e rënies së tij.

Haxhiu ka thënë se Rrahamani u dallua për veprimtari atdhetare.

Ajo ka thënë se Agroni ishte luftëtar i guximshëm si dhe njeri i organizimit ushtarak në qytet.

“Agron Rrahmani ishte luftëtar i guximshëm, por më shumë se kaq ishte edhe njeri i organizimit ushtarak në qytet. Para se të merrte drejtimin e njësitit “Rexhep Mala” në Prishtinë, ai kishte marrë përsipër përgatitjen luftarake të anëtarëve të LKÇK-së dhe të vullnetarëve, si dhe kishte ndihmuar në ngritjen e qendrës stërvitore në Tiranë, ku u përgatitën mbi 300 vullnetarë”, ka shkruar ajo.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit