Cili shqiptar e shpiku helikopterin?


E enjte, 2 Janar 2014

Nuk ka të kryer ndonjë fakultet në inxhinieri, fizikë, apo drejtim tjetër në fushën e makinerisë, por Qani Luftiu nga Presheva ka arritur të projektojë dhe të finalizojë për fluturim një helikopter.

Në punëtorinë e tij, e cila nuk ka hapësirën prej më shumë se 20 metrave dhe është e dedikuar për rregullimin e traktorëve, ai po bën “zbulime” pa pasur ndonjë mentor, pa iu referuar literaturës, por vetëm duke shfrytëzuar dijen e tij autodidakte për prodhimin e pajisjeve të ndryshme e madje deri te helikopteri. Këtë të fundit e testoi para tre muajve, me ç’rast u ngrit 80 centimetra në ajër në oborrin e tij.

Krijues i helikopterit unik

Ka punuar katër vjet e gjysmë dhe në fund para tre muajve ka provuar helikopterin, të cilin e ka ndërtuar vetë si një helikopter unik në botë.

Qaniu tregon se sa vështirë është të punohet helikopteri në punëtorinë për traktorë. Por, ai ia ka dalë kësaj falë këmbënguljes së vet.

“Është vështirë të krijosh helikopter, nuk di që ka diku një si ky që kam bërë vetë. Po ta dija që është kaq vështirë ndoshta nuk do t’i hyja, por pasi ia nisa e kisha vështirë ta ndalja veten pa e kompletuar”, thotë Qaniu. (Shkrimin e plote mund ta lexoni ne numrin special te gazetes Zeri).

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit