E enjte, 21 Qershor 2018
Prizren – Komuna do të organizojë një debat publik me qytetarë, për të diskutuar rreth punës të gjashtë mujorit të parë të vitit 2018.
Në këtë debat, do të paraqitet raporti i punës së deritashme nga ana e ekzekutivit komunal, si dhe do të shqyrtohen propozimet, kërkesat dhe pyetjet nga ana e pjesëmarrësve.
Në këtë debat janë të ftuar përfaqësuesit e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, qytetarët, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e OJQ-ve të Komunës së Prizrenit, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve të Komunës së Prizrenit dhe mediat lokale.
Debati do të mbahet të martën më 26 qershor 2018, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë.
Etiketa: Debat Publik, Kuvendi Komunal, Prizren