Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dëmi nga taksa arrin vlerën e 260 milionë eurove

Prizren Post | 12:47 - 01.08.2019

BEOGRAD – Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka thënë se gjatë tetë muajve, aq sa është në fuqi taksa e vendosur nga autoritetet kosovare për mallrat nga Serbia, 260 milionë euro më pak mallra janë vendosur në Kosovë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Këto janë humbje të drejtpërdrejta financiare, por dëmi afatgjatë do të jetë edhe më i madh, pasi biznesmenët tanë mund të humbasin përgjithmonë atë treg,” theksoi Ljajiq për “Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Sipas kësaj gazete, vendet e tjera tashmë e kanë shfrytëzuar atë.

Kështu, në maj, Greqia rriti eksportet e saj në Kosovë me tre herë e gjysmë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia më shumë se dy herë e gjysmë, dhe Maqedonia Veriore me 50 përqind, shkruan “Novosti”.

Taksa prej 100 përqind për produktet serbe u fut më 21 nëntor të vitit të kaluar.


Etiketa:
Arivisti Company