E enjte, 16 Shkurt 2023
PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Duke filluar nga ora 10:00, kjo është radhitja e pikave të përcaktuara për sot:
1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
2 Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3 Pyetjet parlamentare,
4 Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
5 Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
7 Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.