Deri më tani mbi 198 persona humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gaza


E shtunë, 7 Tetor 2023

GAZA – Ministria e Shëndetësisë në Gaza dha informacione për viktimat nga pala palestineze pas sulmit të “Vërshimi i Al-Aksës”.

Në deklaratën e bërë në llogarinë X të Ministrisë në rrjetet sociale, thuhet se në sulmet e Izraelit në Gaza kanë humbur jetën 198 persona dhe janë plagosur 1610 persona.

Ndërsa nuk u dhanë asnjë informacion për zonat ku ka pasur viktima, u tha se të dhënat do të përditësohen çdo orë.

Etiketa: , , ,
Të fundit