E shtunë, 11 Korrik 2026

Një person kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Viti.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 20:10, ndërsa I është sekuestruar arma me gaz së bashku me gjashtë fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Viti 10.07.2026-20:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë një ahengu familjar, kishte gjuajtur me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari janë sekuestruar një revole me gaz me 6 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Burimi: klankosova
