​Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në Veri, digjet një veturë – dëmtohen tri të tjera


E shtunë, 11 Korrik 2026
​Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në Veri, digjet një veturë – dëmtohen tri të tjera

Policia e Kosovës po heton tri raste të ndara të raportuara gjatë së premtes në Mitrovicën e Veriut, ku përfshihet një zjarr i dyshuar i qëllimshëm në një automjet dhe dy raste të dëmtimit të veturave.

Sipas raportit policor, rreth orës 15:00 në rrugën “Zoran Gjingjiq”, një automjet në pronësi të një gruaje kosovare është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa eksperti i zjarreve ka vlerësuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.

Në një rast tjetër, në rrugën “Mesud Dzekovic”, një burrë ka raportuar se një i dyshuar i kishte dëmtuar dy automjetet e tij duke i goditur me gurë.

I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në rrugën “Qeta e Minatorëve”, një grua ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e automjetit duke e goditur me gur.

Edhe ky rast është iniciuar dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit