Dubai i qudirave!


E shtunë, 7 Dhjetor 2013

Autor: Ismet AZIZI

Dubai është qytet i cili shtrihet në pjesën jugore të Gjirit Persik në Gadishullin Arabik. Emrin Dubai e ka marrë nga emirati në të cilin ndodhet, pra Emirati i Dubait. Dubai ndan funksione legale, politike, ushtarake me 7 Emiratet e tjera të Federatës. Emirati i Dubait është Emirati i dytë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe pas atij tw Abu Dabit. Ky qytet vizitohet nga miliona vizitorë në vit dhe ka popullsi rreth 2 milion. Gjithashtu Dubai njihet si qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sikurse secili Emirat edhe Dubai ka sundimtarin e tij, nga familja e njohur Al-Maktoum, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum. Gjithashtu Dubai njihet edhe si një ndër qytet me infrastukturë më të zhvilluar në botë. Gjithashtu ky qytet njihet edhe për “Qiellgërvishtësit” më të mëdhenj në botë. Ndërtesa Burj Khalifa, përveç se është ndërtesa më e madhe në EBA, është gjithashtu edhe ndërtesa më e gjatë në botë. Është e gjatë 828 m, dhe numëron gjithsej 163 kate. Ajo kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë për ndërtim. Për momentin, Dubain është duke e udhëhequr nga familja Al Maktoum, nga madhëria e tij Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është edhe zëvëndës-president i Emirateve të Bashkuara.

8 gjëra që ndoshta nuk nuk i keni ditur për Dubain
Javën e kaluar , Dubai është përzgjedhur nikoqir i panairit të ardhshëm botror Expo 2020, edhe pse qytet është i njohur tashmë për luksin e tij , Dubai do të shpenzojë 6.8 miliard $ për t’u përgatitur për këtë ngjarje, e cila do të zgjasë gjashtë muaj, shkruan Hufington Post.
Mund të lexoni disa gjëra që nuk keni mund ti dini rreth Dubajit :
1. Në Dubai nuk ka adresa të rrugëve . Njerëzit zakonisht marrin paketat e tyre në kutitë postare , dhe në qoftë se doni t’iu dërgoni atyre diçka në shtëpi , duhet të vizatoni një hartë në zarf dhe t’iu ipen udhzimet.
2. Rreth 85 për qind e banorëve të këtij qyteti janë të huaj .
3. Banorët e Dubati 2 dhjetorin festojnë Ditën Kombëtare , ditën kur në vitin 1971 Emiratet e Bashkuara Arabe u pavarsuan nga Britania e Madhe .
4. Në Dubai , temperatura mesatare e verës është 40 gradë Celsius , dhe në janar është 24 gradë . Kjo ndodhë për shkak se qyteti është afër duneve ranore të shkretëtirave . Temperaturat exstreme maxsimale kan arritë 42.0 gradë celsius, ndërsa ato ekstreme minimale 6.1 gradë celsius.
5. Në qoftë se dikush puthet në publik mund të arrestohet – në vitin2010 , një çift nga Britania e Madhe u dënuan me një muaj burg , pasiqë një fëmijë 2 vjeqar i kishte vrejtur duke u puthur në një restorant .
6. Dubai ka terene të mbyllura skijimi , për këtë dinë tashmë shumë njerëz . Megjithatë , më pak i njohur është Madinat Jumeirah një vendpushim i madh me dy hotele, 29 vikend shtëpiza , 40 restorante dhe anije taksi, të cilat transportojnë njerëzve nëpërmjet kanaleve artificiale të mbushur me ujw natyral të detit.
7 . Në hotelin Burezh El Arab, në të cilin fjetja kushton 2 000 $, i cili është ndërtuar në një ishull artificial , musafirët kanë butlers përsonal në dispozicion 24 orë në ditë .
8. Terminali 3 në Aeroportin e Dubait është terminalaeroporti më i madh në botë dhe ndërtesa e dytë më e madhe në botë kur bëhet fjalë për hapësirë ​​. Aeroporti ka hotel të plotë dhe dy kopshte.

Autor: Ismet Azizi
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit