E enjte, 23 Korrik 2026

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së enjtes në Vushtrri.
Rasti për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se i lënduari, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.
Policia është në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa në kuadër të veprimeve fillestare hetimore janë shoqëruar për intervistim katër persona, të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje.
Burimi: klankosova
