Plagosja në Vushtrri: Katër persona shoqërohen në polici, i dyshuari arratiset


E enjte, 23 Korrik 2026
Plagosja në Vushtrri: Katër persona shoqërohen në polici, i dyshuari arratiset

Katër persona janë shoqëruar në polici, pas plagosjes së një personi këtë të enjte në Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se katër të shoqëruarit dyshohet se ishin pjesëmarrës në ngjarje.

Ndërkohë, sipas Zahitit, i dyshuari për plagosjen është ende në arrati dhe po vazhdojnë kërkimet për kapjen e të njëjtit.

Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.

E FUNDIT| Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit