E enjte, 23 Korrik 2026

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Ferizaj, prokurori Ismet Rrahmani tha se provat materiale dhe video-incizimet e siguruara mbështesin pretendimin se krimi ishte organizuar paraprakisht dhe se të akuzuarit kishin ndihmuar autorin e dyshuar para, gjatë dhe pas kryerjes së vrasjes.
Sipas tij, 1 prilli i vitit 2025 kishte nisur si një ditë e zakonshme pune për rreshterin Lika.
âPas përfundimit të orarit të punës në Kaçanik, rreth orës 22:54, ai u nis drejt banesës së tij, por nuk arriti kurrë në destinacion. Arsyeja ishte se u privua nga jeta me armë zjarri nga i mituri Rejhan Belaâ, deklaroi prokurori Rrahmani.
Ai shtoi se analiza e pamjeve të kamerave të sigurisë ka mundësuar identifikimin e personave të përfshirë në rast.
âSipas provave të siguruara, Rejhan Bela është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes, ndërsa pesë të pandehurit e tjerë kanë vepruar në bashkëkryerje, duke i ofruar ndihmë para, gjatë dhe pas ekzekutimit të krimitâ, tha Rrahmani.
Megjithatë, ashtu si në seancën fillestare, të gjashtë të akuzuarit â Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Ãaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, janë deklaruar sërish të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra më 1 prill 2025 në Kaçanik, pak çaste pasi kishte përfunduar orarin e punës.
Ai u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në ndërtesën ku banonte.
Burimi: klankosova
