E ka me të vërtetë apo jo, Haradinaj i bën apel kosovarëve: Mos u largoni nga vendi


E enjte, 7 Shtator 2017

Ai tha se duhet të ketë mobilizim më të madh qeverisës për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.

“Është gjendja në vend jo e mirë. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, është shprehur ai.

Kreu i AAK-së ka thënë se të shtunën, kur edhe pritet të formohet Qeveria, ka besim se janë votat për ta formuar atë.

Haradinaj bëri të ditur se nesër do të bëhen të ditur emrat e ministrave të rinj, ndërsa tha se është duke u punuar edhe në përgatitjen e programit qeverisës.

Etiketa: ,
Të fundit