E rëndë: Vdes burri që u aksidentua muajin e kaluar në Gjilan


E hënë, 15 Qershor 2026
E rëndë: Vdes burri që u aksidentua muajin e kaluar në Gjilan

Një rast i rëndë është shënuar të dielën, ku personi i aksidentuar më 2 maj në Gjilan, humbi betejën si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është iniciuar si “Aksident me fatalitet”, transmeton Klankosova.tv.

“Gjilan / 02.05.2026 – 16:40. Më 14.06.2026 është raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku që ka ndodhur më 02.05.2026. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit