PSG hyn në garë për Rodrin, Real Madridi përballet me konkurrencë të fortë


E hënë, 27 Korrik 2026
PSG hyn në garë për Rodrin, Real Madridi përballet me konkurrencë të fortë

Paris Saint-Germaini ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.

Klubi francez ka nisur kontaktet e para për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të 30-vjeçarit, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me “Qytetarët” dhe ende nuk ka pranuar ofertat për vazhdimin e saj.

Sipas raportimeve, trajneri Luis Enrique e sheh Rodrin si përforcimin ideal për mesfushën e PSG-së, ndërsa klubi synon ta bëjë skuadrën edhe më konkurruese në mbrojtjen e trofeut të Ligës së Kampionëve, shkruan 04 Online.

Megjithatë, Real Madridi vazhdon të konsiderohet favorit për transferimin e tij, pasi prej kohësh po e ndjek nga afër situatën e spanjollit.

Hyrja e PSG-së në garë pritet ta bëjë edhe më interesante betejën për njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit