E diel, 24 Qershor 2018
Bruksel – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është pritur në Bruksel nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Mogherini ka pritur në takime ndaras të dy presidentët, Hashim Thaçin e Kosovës dhe Aleksandër Vuçiqin e Serbisë, para se ata të takohen direkt, në takimin që do ta ndërmjetësojë ajo, njofton Klan Kosova.
Thaçi dhe Vuçiq do të takohen në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, që ka hyrë në fazën finale si proces.
Etiketa: Aleksandar Vučić, Dialogu Kosovë-Serbi, Federica Mogherini