E martë, 30 Korrik 2013
Egjipt – Shefja e Diplomacisë Europiane, Catherine Ashton ka zhvilluar një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Egjipt, pas rrëzimit nga pushteti t ëish-presidentit Mohamed Morsi.
Gjatë vizitës së saj, asjo është takuar me Presidentin e Përkohshëm Adly Mansour, zyrtarë të lartë egjiptianë si dhe me përfaqësues të Vëllazërisë Myslimane të cilët mbështesin Mohamed Morsi.
“Kam folur me të gjitha palët politike për të përforcuar mesazhin tonë se në këtë process tranzicion duhet të marrin pjesë të gjitha grupet, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane”, tha shefja e diplomacisë europiane.
Gjatë fjalës së saj ajo përsëriti disa herë për t’i dhënë fund dhunës që ka përfshirë vendin.
Etiketa: Bashkimi Europian, catherine ashton, Egjipti, Mohamed Morsi