“El Niño” lulëzon shkretëtirën në Kili


E enjte, 1 Tetor 2026
“El Niño” lulëzon shkretëtirën në Kili

Lulëzon Shkretëtira e Atakamës në Kili. Një ndër vendet më të ashpra jo polare të planetit, është bërë protagonist i një lulëzimi të jashtëzakonshëm dhe të papritur, shkaktuar nga shira të bollshme. Këto të fundit janë favorizuar nga fenomeni El Niño, që ka sjellë ndryshime klimatike, e në këtë rast reshjet kanë kaluar në disa zona të kësaj shkretëtire 180 mm, duke u etiketuar me të drejtë, të jashtëzakonshme, pasi kurrë të regjistruara më parë.

Uji ka bërë kështu të mundur që të zgjojë farat e fjetura prej vitesh, duke i dhënë jetë kështu të ashtuquajturit fenomen Shkretëtirë e Lulëzuar.

Në të janë përfshirë shumë specie, dhe stimulojnë rreth 15 mijë hektarë të mbuluar në tapet rozë, të bardhë e të verdhë.

Biodiversiteti këtu është i shumëllojshëm, dhe janë rreth 200 lloje bimësh që kanë pritur nën rërë për vite të tëra.

Sipas mediave lokale, lulëzimi i 2026 është më i bollshmi në 30 vitet e fundit, pikërisht falë Super El Niño. Në fakt, lulëzimi është një fenomen ciklik që verifikohet pothuajse çdo 5-7 vjet, por ndonjëherë edhe më rrallë, dhe gjithnjë që është verifikuar është shoqëruar me rreth 15 mm ujë, ndryshe nga kjo herë, plot 180 mm.

Por ekspertë të Universitetit të Chicago-s theksojnë se nuk varet vetëm nga sasia e reshjeve, por edhe nga faktorë të tjerë mjedisorë, si absorbimi i terrenit, temperaturat dhe ekspozimi ndaj rrezeve diellore. Gjithashtu, vihet në dukje që në shkretëtirën e Atakamës janë rreth 2000 specie vegjetale që lulëzojnë nga këto evente ciklike. Disa prej tyre mund të qëndrojnë të fjetura edhe mbi 10 vite para se të rizgjohen e të ngrihen në një çelje të mrekullueshme. Farat e tyre janë në gjendje t’i rezistojnë kushteve ekstreme falë shtresave që mbajnë lagështirën nën sipërfaqe, fije që bllokojnë rrezet diellore dhe përshtatje të tjera që i mbajnë në gjendje alerti, dhe të gatshme për të çelur në momentin e përshtatshëm.

Mesa duket këtë vit, Super El Niño ka ndikuar me shumicë faktorësh duke ndikuar tek lulëzimi i jashtëzakonshëm.

El Niño, si fenomen natyror dhe ciklik, mund të ketë dhe ka impakt të rëndë mbi popullsitë, mjedisin dhe ekonominë, pasi shkakton dhe sjell përmbytje, temperatura të larta, thatësirë ekstreme etj. Këtë vit, si pasojë e anomalisë termike në rajonet e Paqësorit, me +4 gradë më shumë, solli dhe shkaktoi reshjet e bollshme që ekspertët i etiketojnë si të rrezikshme, pavarësisht efektit të bukur të lulëzimit të Shkretëtirës së Atakamës.

El Niño godet në dy mënyra, nga njëra anë me përmbytje të jashtëzakonshme në Afrikën Lindore, Amerikë të Jugut dhe një pjesë të SHBA. Nga ana tjetër shfaqet dhe shkakton thatësirë ekstreme në Australi, Juglindje të Azisë dhe Afrikën jugore. Kili ndërkohë është i influencuar nga reshjet e shumta të lidhura me El Niño-n, dhe kjo është arsyeja e verifikimit të lulëzimit masiv të Shkretëtirës.

Sipas parashikimeve të Conaf Atacama, ky tapet lulesh pritet të zgjasë deri në tetor e mund të shtrihet për rreth 100 mijë km nga Adnet deri në bregun e Paqësorit. Ndërkohë eventi ka tërhequr mjaft vizitorë, në një kohë që atje shënohet stina e pranverës dhe verës, me temperatura të këndshme deri në 20 gradë Celsius. Në kohën e dimrit ky vend është pothuajse i papërballueshëm, pasi mjaft i ashpër, shoqëruar me temperatura që gjatë natës arrijnë deri në -20 gradë Celsius.

Shkretëtira e Atakamës është e njohur mbi të gjitha si vendi ku janë pozicionuar një sërë teleskopësh hapësinorë dhe radioteleskopësh ndërkombëtarë, kryesisht të ESO. Kjo pasi janë kushtet e përshtatshme me klimë të thatë dhe qiell të errët pa ndotje dritash dhe ku yjet dallohen mjaft qartë e mund të admirohet edhe Rruga e Qumështit, galaktika jonë.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit