Emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë i shndërruan në emra të projekteve më të mëdha korruptive


E premte, 8 Qershor 2018

Agron Demi, nga Instituti Gap, përmes një shkrimi ka thënë se emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë i kanë shndërruar në emra të projekteve më të mëdha korruptive.

Demi ka përmendur kështu; Arbën Xhaferin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Hasan Prishtinën, e Ukshin Hotin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Arbën Xhaferin e shndërruan në “Arbën Xhaferi” – autostradë nga e cila vodhën 53 milionë euro.

Ibrahim Rugovën e shndërruan në “Ibrahim Rugova” – autostradë për të cilën paguan më së shtrenjti për kilometër asfalt.

Adem Jasharin e shndërruan në “Adem Jashari” – aeroport nga i cili dolën me dhjetëra keqpërdorime.

Hasan Prishtinën e shndërruan në “Hasan Prishtina” – universitet ku promovohen mashtrues me diploma e publikime në revista fantome.

Ukshin Hotin e shndërruan në “Ukshin Hoti” – universitet në Prizren, programet e të cilit nuk akreditohen e studentëve u humbet pjesa më e mirë e jetës në një institucion mediokër…

Kësisoj, emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë, i shndërruan në emra të projekteve më të mëdha korruptive.

Etiketa: , , ,