E hënë, 15 Qershor 2026

Kombëtarja e Spanjës ka marrë një lajm shumë pozitiv para ndeshjes hapëse në Kupën e Botës 2026, pasi Lamine Yamal është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.
Përzgjedhësi Luis de la Fuente konfirmoi se talenti i Barcelonës është në gjendje të shkëlqyer fizike dhe i gatshëm për t’u rikthyer në fushë, megjithëse nuk pritet të luajë gjatë gjithë ndeshjes kundër Kepit të Gjelbër, shkruan 04 Online.
“Lamine është në gjendje perfekte. Ka arritur nivelin që dëshironim dhe është gati për të ndihmuar skuadrën”, deklaroi trajneri spanjoll.
18-vjeçari kishte pësuar një lëndim në fund të sezonit me Barcelonën, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Botëror, por rikuperimi i suksesshëm i ka dhënë një shtysë të madhe “La Rojas”.
Spanja do ta nisë turneun ndaj Kepit të Gjelbër, ndërsa më pas do të përballet me Arabinë Saudite dhe Uruguain në fazën e grupeve./04 Online/
Burimi: 04online
