Ende asnjë koalicion i regjistruar në KQZ


E premte, 30 Gusht 2019

PRISHTINË – Partitë politike sot kanë afatin e fundit për të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicionet e tyre.

E kur kanë mbetur 12 orë deri në përmbylljen e këtij afati, deri më tash asnjë parti nuk e ka bërë regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri në këtë kohë nuk kemi pranuar ndonjë deklarim të partive politike për Koalicion. Ashtu siç kemi njoftuar, ky afat përmbyllet sonte, në orën 24:00”, ka thënë Elezi.

Partitë politike të cilat nuk njoftojnë se do të garojnë në zgjedhje si pjesë e koalicionit, ato nuk mund të aplikojnë për koalicion pas këtij afati.

Kujtojmë se deri tash janë arritur vetëm dy koalicione ai në mes të AAK-së dhe PSD-së si dhe koalicioni tjetër NISMA-AKR.

Në diskutime për arritjen e një koalicioni të mundshëm, vazhdojnë të jenë LDK e VV, por sipas deklaratave të bëra nga zyrtarë të të dyja partive një gjë e tillë ka gjasa të ndodhë pas zgjedhjeve.

Etiketa: , , ,
Të fundit