Enzo Fernández arrin marrëveshje me Manchester Cityn, pritet largimi nga Chelsea


E shtunë, 29 Gusht 2026
Enzo Fernández arrin marrëveshje me Manchester Cityn, pritet largimi nga Chelsea

Enzo Fernández është gjithnjë e më pranë largimit nga Chelsea, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, mesfushori argjentinas dëshiron transferimin te “Qytetarët”, ku do të ribashkohej me trajnerin Enzo Maresca. Për këtë arsye, Fernández pritet të mos jetë pjesë e skuadrës së Chelsea për ndeshjen ndaj Brightonit.

Megjithatë, Manchester City ende nuk ka nisur negociatat zyrtare me Chelsea. Bisedimet mes dy klubeve pritet të zhvillohen së shpejti, ndërsa marrëveshja mund të jetë e kushtueshme, shkruan 04 Online.

Chelsea pagoi mbi 120 milionë euro për Fernándezin në vitin 2023, ndërsa aktualisht vlera e tij llogaritet rreth 100 milionë euro.

Argjentinasi ka zhvilluar 170 ndeshje me Chelsea, duke shënuar 31 gola dhe dhuruar 30 asistime. Nëse transferimi realizohet, Fernández do të bëhej një tjetër përforcim i rëndësishëm i Manchester Cityt në mesfushë./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit