E shtunë, 1 Gusht 2026

Të mërkurën e kësaj jave, në një fushë të hapur në Rahovec, një qytetar ka hasur në mbetje mortore e të cilat tashmë është konstatuar se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.
Në njoftimin e parë të policisë, u tha se njësitë relevante policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe i kishin tërhequr mbetjet mortore, transmeton Klankosova.tv.
E të shtunën, Policia tha se mbetjet mortore tashmë kanë përfunduar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
âRahovec 29.07.2026 – NN. Më 31.07.2026 njësitet policore së bashku me zyrtarë nga IML, kanë dalë në vendin e quajtur âRimnik i Taresâ dhe gjatë gërmimit kanë gjetur mbetje eshtërore të cilat është konstatuar se janë me origjinë njerëzore, me interes për IML. Rasti në proces trajtimi nga IMLâ, u tha në njoftimin e Policisë.
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit
Burimi: klankosova
