​Në autostrada sot s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30


E shtunë, 1 Gusht 2026
​Në autostrada sot s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të shtunën (1 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

Vendimi u mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhte në njoftimin e kësaj ministrie.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit