Europa ‘’Mikesha’’ shqiptare qindveçare!!!


E shtunë, 2 Shtator 2017

Autor: Savash VELIU

Jeta e përplas njeriun me probleme nga më të ndryshmet, do apo nuk do ai. Jeta e përplas njeriun me dy gramë mend në kokë dhe kokbosh njeri, por edhe me njerëz të urtë e arrogantë, saqë njeriu nuk di nga t’ia mbajë e çfarë të thotë, sepse me një fjalë fiton ose humb gjithçka. Ka rezik të pëçahet i gjithë populli, prandaj lum ai njeri që ka frikë Zotin dhe ka urtësi dhe butësi morale si kapitali më i madh i tij në këtë kohë.

Ishte Monarkia EVROPIANE që përçau dhe copëtoj Kombinë Shqiptarë duke mashtruar një plejadë të mirë intelektualësh të shkolluar në frymën iluministe gjermano-francezë të zotuar nga llozhat masonerike përgjatë gjithë dominimit të Perandorisë Osmane që do të përdoren si Arma gjithnjë në hijet e stilolapsave. Me ta (stilolapsat) do tё mposhtësh po aq sa edhe me armё! Këta intelektualë u vetemëruan si xhonturq të rinj me ide revolucionare (më vonë u vërtetua se ishte një lëvizje sekulare antikombëtare të indoktrinuar nga fuqitë e mëdha evropiane për rrëximin e P. Osmane).

‘’Atë që s’na e bëri Turqia për pesë shekuj na e bëri Europa për pesë muaj’’, tha Ismail Qemali.

Për të dominuar me tokatë e copëzuara në kafshata më të vogla do të paraqitet nevoja për shpikje të një motoje të tillë si objektivi kryesor i fuqive Monarkiste evropiane të gllabërimit dhe kolonizimit të heshtur që në mënyrë perfide ua mbjelli nacional euforin populiste në mesin e popujve të botës. ‘’Ishte Feja ajo që bashkonte dhe nacionalizmi që përçante, gjë të cilën nuk arritën ti konceptojnë popujtë e vegjël, prandaj edhe e paguajtën shtrenjtë atël!!

Këta janë ata sharllatan xhonturqit islamofobë të sotëm që prej atëherë ishinë të nxitur nga brenda me djallëzi për ta ngritur një sistem të sëmurë hegjemono sekulariste perëndimor që do ti luftoj elementet e sistemit të kulturës traditore përmes shkollave të sajuara ateiste te populli. Këta ishinë xhonturqit (kuazi-intelektualët) poltronë më të besueshëm të Shejtanes Evropë që i fuqizonte ato për lëvizjet e tyre antikombëtare. Ata janë që e shpallën shtrigën për dijetarë të tyre, dhe pastaj ajo, atë fuqi e përdori kundër tyre (neve)!

Eshtë shumë e qartë se, Kombëtaria dhe Feja Islame janë dy koncepte që bashkojnë identitetin, kurse etno-nacionalizmi është elementi që vetëm përçanë. Pra Islami dhe kombëtaria shqiptare mbeten të vetmit faktor relevant e determinues si shpëtim për shqiptarët për çdo kohë!

Ja njëqind vite që jemi të robëruar dhe të persekutuar nga (ar)miqët evropian që pa mëshirë ndau shqiptarët në pesë rezervate të sistemuar për t’u masakruar nga palët në fjalë. Janë mbi 65% të tokave shqiptare jashtë trungut etnik që perfunduanë si gjahë (top mishi) për fqinjësitë kristiano-ortodokse, nën bekimin Evropian.

Nuk ndejti rehat kurrë Evropa derisa nuk përçau dhe ndau shqiptarët nga Perandoria e madhe Osmane në të cilën gëzonin jetesën e përbashkët brenda trojeve etnike që për atë besnikëri të bashkëqeverisjesë si peshqesh iu dhuruan nën administrim me titujtë më të larta edhe toka tjera perandorake të kohës.

Për ato njëqind vitet apokaliptike që po i kaluan dhe po i kalojnë të raskapitur nga ky sistem sekularist të administruar nga sllavo-greket të mbikqyrur nga Evropa ‘’mike’’, duhet pyetur ateistët (islamofobët) se; Në cilën kohë dhe periudhë Shqiptaria jetoi i nderuar dhe i respektuar si popullë i unisuarë me dinjëtetet burrërie në trojet e veta, sot apo në kohën osmane?

Ishinë xhonturqit me idetë proevropiane që dorëzuan në duart e dinakëve evropian mbrapshtan që cungoi të drejtën të jetojnë shqiptarët bashkë në trojet të tyre etnike. Po tokat e aneksuara e të plaçkitura dhunshëm nga ju dorasit shqipfolës-ateist-islamofob, Evropa a i ktheu përgjatë këtyre 100 viteve si shpërblim për tradhëtinë e bërë. A ende jeni ka thirrni në ateizëm dhe sekularizëm destruktiv evropian, një goxha keqësi e madhe që përgjaku kombinë përgjatë gjithë shekullit të skaduar XX, të cilën tentoni ta ri-përcillni paturp edhe në këtë shekull të ri XXI, shekull ky i cili theksohet se është shekulli i Fesë !!???

Dijeni se edhe Homeri i letrës shqipe At Gjergj Fishta, pasi kuptoi tradhëtin e bërë nga shqipfolësit dhe Evropa kristiane u detyrua të ofkëlloi i prerë në besë dhimbshëm; ‘’Uh Evropë, ti kurva e motit. Më mirë me dekë nën dhe m’u kja se për t’gjallë me mbetë nën shkja’’!!!

O ju Ateist dhe Sekularist islamofobë dhe gomerëz të ngarkuar me vese më të ulëta të racës shqiptare, të xhveshur nga cilësitë moralo-etike kombëtare dhe njerëzore të mbështjellur në pelegrinën e spurdhjakut, frikacakut pa identitet të trimëruar nga instiktet më të ulëta tinzare dhe pamorale, larg besës e Atdhedashurisë, të manikirosur e pedikurosur me elemente serviliste e injoruese (Ekstremist Sekular), nga pena dhe goja e të cilëve akuzohetë Korpusi i Kombitë Shqiptarë nëpër gjygjet e Evropës shtrige, që la pa vatan e pa burrëri…!

Edhe Fan Noli për këtë dukuri negative kështu do të shprehet; ‘’Vetëm në Shqiptari brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor’’!

Ju keni ende guxim të lozni me mendjen e shëndosh të këtij populli dashamirë që kur e thoni një gjë, e ndryshe veproni. Ju që të mirat i keni mbështjellur në kauza të rrejshme duke i mbuluar me velon e paturpësisë mbrapshtan e të pafund.

A nuk është jashtë çdo logjike që një Fotografi e Nënë Terezës të vendoset në Kuvendin laik të Kosovës, një fetare e Vatikanit. Në një Kuvend të shtetit me sistem sekularist i ratifikuar me Kushtetutë! A janë të sinqert personët kompetent të thirrur mbi këtë kushtetut si sekularist se me këtë akt kanë bërë shkelje flagrante të atij sistemi laik kosovar! Ky veprim është një vesë i ulët dhe jo politik sepse një gjë e tillë ndodh vetëm te popujtë e fabrikuar ‘titoist’ siç janë sllavo-maqedonët të cilët duke tentuar të ngrisin kauzën mbi ‘maqedonizmin’ e stërngarkuan Kuvendin e Shkupit me fotografitë e vojvodëve ballkanas etj… etj., turp!

Ju Shqipfolës ‘’Intelektual’’ që mundoheni të mashtroni popullin në lidhje me ndërtimin e objekteve Fetare në trojet tona thoni, jemi kundër ndërtimit të çdo objekti Fetar, qoftë Kishë apo Xhami. Në realitet kur bëhet fjalë për Kisha shumica absolute e muslimanëve janë dakord për ta respektuar atë vendim, por kur ka nevojë për Xhami, atëherë ju ‘intelektual slamofob’ jeni ata më të zëshmit që kundërmoni një vendim të tillë duke ekspozuar eksteremizëm të paparë sekularist mbi muslimanët shqiptarë! ‘’Këtu fshehet Turpi i demokracisë (sekularizmit) sepse ajo na detyron të dëgjojmë edhe mendimin e budallenjve’’, thotë Bernard Show!

O islamofoba të korruptuar ju drejtohet i Madhi Zot me fjalët më të prerë; “Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara (bile edhe po të jeni tek yjet)…”! – Nisa 78

Nëse marrim si parim të civilizimitë dhe të kulturës së pastër të ulur mbi njerëzoren atëherë, ne duhet të kemi të domosdoshme ta largojmë fenë nga politika dhe politikën nga feja. Politikën nga ideologjia Ateiste dhe Ateizmin nga politika ideologjike, dhe Politika si e tillë të mbetet e pastër [virgjër] nga dukuritë mohuese që iritojnë popujtë dashamirë që para tyre duhet liruar rruga e Politikës mbi garimin Ekonomik të Zhvillimitë Kulturorë, atë Arsimorë dhe atë Shkencës së mirëfilltë që do ta udhëheq shoqërinë botërore pa mashtrime idelogjiko, doktrinare dhe religjioze drejtë në progresë…!

Burimi i terrorizimit është injoranca dhe fanatizmi dhe zgjidhja për terrorizmin është Arsimi i paideologjizuar. Qarqeve që ndjejnë simpati për terrorin sekular duhet t’u behet qartë se terrori është në kundërshtim të plotë me Fenë e drejtë (Islamin) dhe se ai shërben vetëm për të dëmtuar Fenë (Islamin, muslimanët e drejtë) dhe mbarë njerëzimin.

Këtu fshehet enigma e vërtetë për Kombet dhe Njerëzit dashamirë të lirisë dhe të paqesë së qëndrueshëm largë çrregullimeve dhe terrorizimit të njerëzisë mbi rruzullin toksorë të zotuar nga sekularistët për ta vënduar primatin e tyre të terrorit mbi egocentrizmin sekular të mandatuar për ti udhëhequr pasuritë dhe resurset ekonomike të popujve të intriguara me lloj IZMA djallëzore, siç bën deri më sot…!

Alija Izetbegoviqi për këto dukuri thotë; Vuajtja nëpër të cilën kaloi njerëzimi mund të kuptohet edhe si dënim i Zotit kundër përpjekjes së njeriut që dëshiron të krijojë parajsë në tokë pa Zot dhe kundër Tij. Projekti i tillë në shekullin XX ka fituar karakter planetar, kështu që edhe dënimi mori gjerësi planetare. Përpjekja përfundoi me krijimin e skëterrës më të madhe në historinë njerëzore.

Prandaj, nuk duhet polemizuar dhe debatuar e mos të qëndrohet me të Humburitë islamofob, sepse Zoti ia ka garantuar Vetes Fitoren Absolute dhe Islamit. Prandaj ri me Fituesin duke u rreshtuar në safin e të Madhit ZOT, që nuk di për humbje dhe disfatë në dyja botërat!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit