Gjashtë persona të lënduar nga një aksident tjetër në Doberllukë të Vushtrrisë


E hënë, 18 Maj 2026
Gjashtë persona të lënduar nga një aksident tjetër në Doberllukë të Vushtrrisë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur se njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”, tha Prekazi.

Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera me fatalitet. I pari, ka ndodhur në mëngjesin hershem në Dollc të Klinës, ku si pasojë e vetaksidentit ka humbur jetën një 40-vjeçar, ndërsa katër të tjerë janë dërguar për tretman mjekësor. I dyti, ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes nga përplasja e dy automjeteve.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit