E hënë, 18 Maj 2026

Një investigim zbuloi ndërhyrjen e një kompanie izraelite kundër 3 kandidatëve të së majtës
Për vite me radhë është folur për ndërhyrjet e përfolura ruse në proceset zgjedhore në vendet perëndimore, për llogaritë që nxisin përçarje dhe urrjetjer, për hakerët, robotët programorë dhe “makineritë e baltës” të ndërtuara nga Kremlini për të tronditur demokracitë perëndimore.
Por, po sikur fronti i ardhshëm i luftës së përzier të vinte nga një tjetër drejtim? Për shembull Tel Avivi? Një hetim i përbashkët i gazetave “Liberasion” dhe “Haaretz” sapo ka hedhur dritë mbi një përpjekje për ndërhyrje digjitale gjatë zgjedhjeve lokale franceze të marsit.
Shënjestra? Tre kandidatë të lëvizjes “Franca e Papërkulur”, partia e së majtës ekstreme e udhëhequr nga Zhan-Lyk Melanshon, e njohur për qëndrimet e saj shumë kritike ndaj Izraelit dhe për mbështetjen e çështjes palestineze.
Sipas zbulimeve, një shoqëri me qendër në Izrael, e quajtur “BlekKorr”, ka organizuar një fushatë të synuar mashtrimi dhe shpifjeje kundër Sebastien Delogys në Marsejë, Fransua Pikmal në Tuluzë dhe David Zhiro në Rube.
Qëllimi ishte zhvlerësimi i tyre, përhapja e gënjeshtrave dhe ndikimi mbi votën. Agjencia franceze “Vizhinym”, e ngarkuar me luftën kundër thurjeve digjitale, e pikasi këtë veprimtari përmes faqeve të rreme të internetit, llogarive të trilluara, fotografive të bëra me Inteligjencë Artificiale dhe datave të dyshimta të hapjes së profileve.
Edhe pse u cilësua me një “dukshmëri të ulët” dhe pa një ndikim të vërtetë në përfundimin e zgjedhjeve, kjo fushatë përbën një këmbanë alarmi. Sepse, nëse është e vërtetë që shërbimet e fshehta franceze e kanë parë këtë kompani si pikën e hyrjes së një rrjeti shumë më të ndërlikuar.
Por është po aq e vërtetë është se kjo sipërmarrje – që në gusht 2025 paraqitej në një faqe interneti që sot nuk hapet më – paraqitej si një “shoqëri e zgjedhur, e specializuar në ndikim, siguri kibernetike dhe teknologji për epokën moderne të luftës së informacionit”.
Çuditërisht, kjo shoqëri nuk gjendet as në regjistrat izraelitë të bizneseve. Jehona politike nuk vonoi. Zhan-Lyk Melenshon u shpreh në rrjetin social X: “BlekKorr ka kryer ndërhyrje kundër nesh gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Përfundimi: mijëra mesazhe të shpërndara për të gënjyer dhe për të na hedhur baltë. I kërkojmë qeverisë një ligj për të luftuar ndërhyrjet e huaja”.
Dhe këtu lind vetvetiu pyetja: Pse duhet t’i interesojnë Izraelit zgjedhjet vendore franceze? Përgjigja, sado e pakëndshme, ka një emër të saktë: lufta e përgjakshme në Gazë dhe ndikimi në rritje i votës arabe dhe myslimane në Francë.
Lëvizja e Melenshoni e ka kthyer mbrojtjen e palestinezëve në një flamur të vetin. Autoritetet franceze nuk kanë vërtetuar ende nëse bëhet fjalë për një ndërhyre shtetërore.
Por dyshimi është me vend, sidomos në dritën e përplasjeve të fundit mes Parisit dhe Tel Avivit, të ashpërsuara nga qëndrimi francez pro një armëpushimi në Gazë dhe njohjes së shtetit të Palestinës.
Nuk është hera e parë që Izraeli akuzohet për veprime ndikimi në Evropë. Që në 2022, një raport i shërbimit kërkimor të Parlamentit Evropian kishte vënë në dukje përpjekje për ndërhyrje izraelite në çështjet që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme.tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
