E hënë, 18 Maj 2026

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku” ende është në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të rënda që ka marrë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pak ditë më parë.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje kanë dhënë për Klankosova.tv nga Klinika Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku Vitija po trajtohet.
Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, tha se pacienti vazhdon të jetë në kujdes intensiv dhe i lidhur për aparatura mjekësore.
“Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i lidhur për aparatura mjekësore dhe i varur nga to. Vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe t’i kryejë të gjitha ekzaminimet laboratorike, radiologjike të nevojshme. Gjendja e tij është edhe më e rëndë”, ka deklaruar Uka për Klankosova.tv.
Harbin Vitija, ishte qëlluar me armë zjarri nga persona të maskuar, të cilët ende ndodhen në arrati.
Burimi: klankosova
