Griezmann i jep lamtumirën Atletico Madridit, pritet transferimi në MLS


E hënë, 18 Maj 2026
Griezmann i jep lamtumirën Atletico Madridit, pritet transferimi në MLS

Antoine Griezmann ka zhvilluar ndeshjen e fundit në shtëpi me fanellën e Atletico Madridit, duke i dhënë fund një epoke të suksesshme te klubi spanjoll.

Francezi u përshëndet emocionalisht me tifozët në stadiumin “Metropolitano”, teksa Atletico mposhti Gironën me rezultat 1-0. Në paraqitjen e tij të 500-të me klubin, 35-vjeçari regjistroi asistimin e 100-të, duke kontribuar në golin e Ademola Lookmanit.

Griezmann largohet nga Atletico si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e klubit, me 212 gola dhe disa trofe të fituar gjatë dy periudhave të tij në Madrid.

“Jam i lumtur që kam mundur t’i shijoj këto vite me të. Ai duhej ta kishte fituar Topin e Artë. Ka ende shumë vite përpara në Shtetet e Bashkuara,” tha Oblak për mediat.

Sulmuesi francez pritet t’i bashkohet Orlando Cityt në MLS si lojtar i lirë, duke nisur një aventurë të re në futbollin amerikan./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit