Alarm te PSG-ja: Dembélé lëndohet vetëm 13 ditë para finales së Champions League


E hënë, 18 Maj 2026
Alarm te PSG-ja: Dembélé lëndohet vetëm 13 ditë para finales së Champions League

Paris Saint-Germaini ka marrë një lajm shqetësues vetëm 13 ditë para finales së Ligës së Kampionëve, pasi Ousmane Dembélé u largua i dëmtuar nga ndeshja ndaj Paris FC.

Sulmuesi francez u pa me probleme muskulore dhe u zëvendësua para minutës së 30-të, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike para finales së madhe ndaj Arsenalit më 30 maj.

Sipas raportimeve të para, dëmtimi nuk duket serioz dhe bëhet fjalë për një tërheqje të lehtë muskulore. Megjithatë, Dembélé do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera për të konfirmuar shkallën e lëndimit.

Trajneri Luis Enrique shpreson ta ketë yllin francez të gatshëm për finalen e Champions League, ndërsa situata po ndiqet nga afër edhe nga kombëtarja e Francës./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit