E enjte, 19 Mars 2015
Berlin | Athinë – Vlera argëtuese është e madhe, dëmi politik po ashtu. Prej muajsh gjermanët dhe grekët sulmojnë verbalisht njëri-tjerin. Grindja ka aspekte të ndryshme, por të kujton edhe një konflikt brezash. Në Bruksel ata janë “vetëm të nervozuar”, thotë një njohës i BE-së.
Menaxhimi financiar grek është joerioz, teknikisht plot gabime, ndërsa komunikimi është një katastrofë e vërtetë. Ajo që sigurohet në tryezën e bisedimeve, bie poshtë me intervistën e parë, kritikon familja e madhe e BE.
Ndërsa Greqia kolektive ndihet e patronizuar nga Evropa dhe e poshtëruar, sidomos nga Gjermania. Sidomos ministri i Financave, Yanis Varoufakis, zë rregullisht titujt e shtypit me kritikat e tij ndaj planit të BE për kapërcimin e borxhit grek. Eshtë një “ëaterboarding fiskal” dhe jo një plan shpëtimi për Greqinë, thuhet nga Athina. Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Athinës janë rënduar shumë.
“To Vima”, gazeta me traditë e së dielës në Athinë, flet për “betejën e Berlinit”. Dhe Panos Kammenos, ministri i Mbrojtjes i Greqisë dhe përfaqësues i partisë së djathtë populiste në pushtet Anel, akuzon ministrin e Financae Wolfgang Schäuble, se bën një luftë psikologjike për të helmuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryetari i PSD, njëkohësisht zëvendëskancelar, Sigmar Gabriel, edhe ai një person, që nuk e peshon pa tjetër çdo fjalë, hidhet tani në mbrojtje të Schäubles (CDU), kolegut të tij në kabinetin qeveritar. “Tani mjaft më”, i tha ai gazetës”Bild”. Ajo që ai nuk e pranon, janë “sulmet e vazhdueshme kundër ministrit gjerman të Financave, Ëolfgang Schäuble, nga zyrtarët e qeverisë greke.” Dhe tani hyn edhe gishti i mesit në lojë.
Dhe ai preokupon që nga e diela në mbrëmje teleshikuesit. Yanis Varoufakis shihet duke folur në Zagreb 2013. Në atë kohë, i ftuar si profesor ekonomie, ai pati referuar mbi eurokrizën dhe i rekomandoi vendit të tij që të atestojë insolvencën, por në të njëjtën kohë të qëndrojë në eurozonë. “(…) për t’i treguar Gjermanisë gishtin dhe për t’i thënë: Tani mund ta zgjidhni vetë problemin.” Në klip në këtë pjesë duket gishti i mesit, gjë për të cilën Varoufakis thotë, se është një fallsifikim. Pavarësisht, nëse është vërtetë, apo i fallsifikuar, ai i trondit edhe më tej marrëdhëniet gjermano-greke./shekulli/