E hënë, 8 Shkurt 2016
Pep Guardiola mund të mos e marrë drejtimin e Manchester Cityt në fund të sezonit, nëse skuadra angleze nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Pep Guardiola është emëruar trajner i Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm.
Mirëpo, ekziston një klauzolë në kontratën e spanjollit, e cila mund të bëjë që kalimi i tij në Cityt të dështojë.
Gazetari i njohur Peter Spencer, njofton se në këtë kontratë ekziston një klauzolë që lejon mos ekzekutimin e kontratës, nëse Manchester City nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër, transmeton Indeksonline.
Man City javën e kaluar kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Guardiolan për tre vitet e ardhshme.
Etiketa: Manchester City, Pep Guardiola, Premier League