E mërkurë, 27 Maj 2026

Hamasi ka njoftuar vrasjen e Mohammed Awdas, një figure të lartë të krahut të tij të armatosur, Brigadave Al-Qassam, pas një sulmi izraelit në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Hamasi tha se Awda u vra mbrëmë së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij në një sulm izraelit që shënjestroi një ndërtesë banimi.
Grupi e përshkroi Awdan si një “komandant të lartë të Qassam-it” dhe tha se ai i përkiste “gjeneratës së parë që hodhi themelet e operacioneve të rezistencës së armatosur dhe luftarake”.
Më herët, ushtria izraelite tha se e kishte vrarë Awdan në një sulm në veri të Gazës, duke pretenduar se ai ishte zgjedhur së fundmi si komandanti i ri i krahut të armatosur të Hamasit.
Mediat izraelite gjithashtu raportuan spekulime se Awda ishte emëruar në këtë post pas vrasjes së fundit të Izz al-Din al-Haddadit.
Dje, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, gjithashtu thanë se ushtria kishte shënjestruar Awdan në një sulm ajror në qytetin e Gazës.
Deklaratat izraelite pasuan bombardime të rënda në një zonë të dendur të Gazës qendrore, në prag të festës muslimane të Kurban Bajramit.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
