“Jemi talebanët e BE-së”….Pse Rama i është turrur Brukselit?


E mërkurë, 27 Maj 2026
“Jemi talebanët e BE-së”….Pse Rama i është turrur Brukselit?

Karta e mbetur pas një dështimi katastrofik për ta rilindur këtë vend

“Jemi talebanët e BE-së” është batuta më e re e Ramës në Bruksel, thënë nën një eufori prej një tjetër hapi kinse për anëtarësim, një kauzë e nisur papandehur prej tij një vit më parë, në fushatën e zgjedhjeve.

“Ne jemi vendi më pro europian, e thotë barometri. Jemi talebanët e BE-së, nuk do t’i ti hedhim sytë askund, do të luftojmë më kokëfortësi për të hyrë brenda. Në Europën e sotme askush nuk është i vogël mjaftueshëm për t’u lënë në raundin tjetër”, tha Rama, duke u shfaqur gati i sëmurë për të hyrë në BE, ndërkohë që mbi Union janë retë e zeza të një tjetër rendi gjeopolitik që po vjen, ku BE-ja sa vjen e dobësohet.

Po pse Rama u kujtua për BE-në ndërkohë që ka ironizuar Berishën për NATO-n? Pse i është turrur Brukselit ndërkohë që Shqipëria e tij lëngon nën dramën më të madhe në historinë e saj, shpopullimin?

Me gjasë, atij i ka mbetur e vetmja kartë për t’u shfajësuar nga një dështim total i qeverisjes së tij, e cila jo që nuk rilindi gjë, por e ka zhytur vendin në një moçal keqqeverisje edhe me çifutë që u ka hapur derën për t’u bërë nesër zotër të këtij vendi.

Pra, nëse Shqipëria hyn në BE, ai do tundë pikërisht këtë flamur, duke thënë se bëra realitet një aspiratë historike të shqiptarëve. Në fakt, shqiptarët kanë patur një tjetër aspiratë: të qënit shtet dhe shoqëri e drejtë. Këtë, Rama nuk e arriti asnjë ditë të vetme. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit